E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Vlorë, vdes një person

Aktualitet

E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Vlorë, vdes një person

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Vlorë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fitore.

Raportohet se viktima ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një automjet tip Ford.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:50, në autostradën “Fier-Vlorë”, në afërsi të fshatit Novosel, shtetasja K. Gj., 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas mashkull, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

ME TE LEXUARAT