E FUNDIT/ 32-vjeçari i jep fund jetës në Himarë
Lajmifundit
/
13 Janar 2023, 21:24
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kuç të Himarës.
Një 32-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë gjahu.
Sipas policisë 32-vjeçari S.B dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi:
Rreth orës 20:35, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në afërsi të banesës së tij, shtetasi S. B., 32 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

