"E drejta për të demonstruar nuk justifikon dhunën"/ Ambasada gjermane reagon për protestën

Aktualitet

"E drejta për të demonstruar nuk justifikon dhunën"/

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e djeshme të opozitës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada Gjermane mbështet qëndrimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Më tej thekson se, e drejta për protestë dhe demonstrim nuk justifikon dhunën kundër njerëve apo pronës.

Në fund, Ambasada Gjermane nënvizon se udhëheqësit politikë kanë përgjegjësi për një bashkëjetesë paqësore në demokraci.

Reagimi i Ambasadës gjermane:

“Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit.

Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.”, shkruan Ambasada/Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion