Dyshonte se e tradhtonte, si e masakroi kameramani gruan me thikë në Bubq, erdhën nga Tirana dhe...

Aktualitet

Dyshonte se e tradhtonte, si e masakroi kameramani gruan me thikë në

Dyshimet për një tradhti të mundshme kanë bërë që Artan Ismalaja të humbasë mendjen dhe të vrasë bashkëshorten e tij. Detaje të reja kanë dalë sot në dritë për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin një ditë më parë.

Autori i dyshuar i krimit në familje, Artan Ismalaja dhe viktima, gruaja e tij Klarita, sipas News 24, prej 3 muajsh kishin pasur konflikte të vazhdueshme.

Ditën e djeshme çifti kishin qenë në Krujë për shitjen e një shtëpie.

Rrugës, mësohet se çifti ka debatuar pasi Artan Ismalaja dyshonte se e shoqja e tradhtonte.

Klarita Ismalaja u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj 51- vjeçar, i cili më pas ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke qëlluar veten me thikë.

Autori i dyshuar i krimit, kameramani Artan Ismalaja, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Reanimacionin e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Çifti është gjetur brenda makinës së tyre tip “Ford” në ambientin e brendshëm të një magazine. Ka qenë roja i objektit që ka pikasur automjetin dhe ka shkuar pranë tij me qëllim për të larguar çiftin. Vendi ku ndodhi krimi i rëndë përveç magazinës në ndërtim e sipër, nuk ka banesa të tjera përreth. Në vendngjarje shkuan menjëherë forca të shumta policie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion