Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën pushuesi në plazhin e Velipojës (EMRI)

Aktualitet

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën pushuesi

Një pushues ka humbur jetën këtë të hënë në plazhin e Velipojës.

Burime për Mediat bëjnë me dije se viktima është shtetasi Seladin Bytyqi, 70 vjeç, nga Kosova.

70-vjeçari dyshohet se ka pësuar infarkt pasi ka hyrë në ujë.

Pas ngjarjes, pushues të tjerë, së bashku me shërbimin e urgjencës së Velipojës, i kanë dhënë ndihmën e parë, por, pavarësisht përpjekjeve, 70-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Pas kësaj ngjarjeje kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota.

Velipojë / Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar S. B., 68 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar një arrest kardiak dhe për pasojë, është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT