Gjykata merr vendimin për Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit

Aktualitet

Gjykata merr vendimin për Drejtorin e Ujësjellësit të

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg për 40 ditë Alfred Prodanin, Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit.

Alfred Prodani është arrestuar për llogari të Spanjës.   

Në gjykatë caktimi i masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor është dhënë që t’i lihet në dispozicion autoriteteve spanjolle për të sjellë në Shqipëri kërkesën e ekstradimit.

Sipas mandat arrestit të lëshuar në 2013 nga gjykata e Corunës, dhe të mbërritur pak ditë më parë në prokurorinë e Laçit, zyrtari i administratës shtetërore, rezulton i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në disa vjedhje me dhunë, të banesave në Spanjë.

"Operacioni “Coruna” ku policia e Kurbinit kap në Laç shtetasin Alfred Prodani, 41 vjeç, i shpallur kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjes për vepren penale ” Vjedhje me dhune”

Operacioni “Trajektoria” ku Policia e Stacionit Shëngjin kap në Shëngjin shtetasin Gjulio Vokrri me masë sigurie arrest me burg për ” Vrasje me dashje e mbetur në tentative” dhe ” Arme mbajtje pa leje”

Policia e Komisariatit Lezhë kap në Lezhë shtetasin Florin Deda për veprat penale ” Përndjekje” ” Prodhim e shitje e lëndëve narkotike“, njofton policia.

ME TE LEXUARAT