Dy turistë ukrainas bien në greminë te “Guri i Lekës”, shpëtohen nga forcat e emergjencës dhe banorët

Aktualitet

Dy turistë ukrainas bien në greminë te “Guri i

Dy turistë me origjinë ukrainase kanë rënë në një greminë gjatë lëvizjes në terren malor, në zonën “Guri i Lekës”, në Njësinë Administrative Shosh.

Menjëherë pas njoftimit, strukturat e mbrojtjes civile janë angazhuar për shpëtimin e tyre, në një operacion të koordinuar me forcat në terren. Dy turistët janë nxjerrë nga gremina me ndihmën e banorëve të zonës dhe forcave operacionale.

Në operacion morën pjesë Policia e Shkodrës, grupi alpin i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), si dhe autoambulancat e Vaut të Dejës dhe Shkodrës.

Të dy turistët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, turistja ka pësuar fraktura në këmbë dhe në krah, ndërsa turisti mashkull ka frakturë në krah./vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion