Dy shqiptarë tentojnë të kalojnë 17 kg kokainë nga Spanja në Francë, arrestohen

Aktualitet

Dy shqiptarë tentojnë të kalojnë 17 kg kokainë nga

Dy shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë arrestuar nga policia franceze teksa transportonin rreth 17 kg kokainë me makinë.

Kanë qenë doganierët e Cierp-Gaud ata që kryen sekuestrimin duke kontrolluar automjetin në jug të Haute-Garonne.

Konkretisht automjeti i dy shqiptarëve vinte nga Spanja dhe është arritur të kapet në qytetin e vogël Saléchan, i cili ndodhet më pak se 20 km nga kufiri spanjoll.

Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan disa pako, që përmbanin në total 16.7 kg kokainë.

ME TE LEXUARAT