Dy punëtorë bien nga lartësia e objektit në ndërtim në Kamëz, arrestohen inxhinierët
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, ku dy punëtorë kanë rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim.
Bëhet fjalë për shtetasit B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet policore raportojnë se kanë arrestuar dy inxhinierët e firmës që po ndërtonte objektin, ku ndodhi aksidenti në punë. Në pranga janë vënë shtetasit B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ende nuk dihen rrethanat konkrete se si ka ndodhur aksidenti në punë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për vperime të mëtejshme.