Dy motrat shqiptare bien nga lartësia në Itali, njëra vdes, në gjyq me burrin për kujdestarinë e 4 fëmijëve

Aktualitet

Dy motrat shqiptare bien nga lartësia në Itali, njëra vdes,

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Xhenova të Italisë, ku dy motra me origjinë shqiptare kanë rene nga lartesia ne një pallat.

Motra 31-vjeçare humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa 34 vjeçarja, moter e viktimes, ndodhet në në gjendje të rëndë.

Kjo e fundit siç raporton Tg.com, u shpëtua dhe u transportua në spitalin e San Martinos.

Mediat italiane raportojne se për momentin, përfshirja e palëve të treta është përjashtuar në këtë çështje qe po hetohet si vetëvrasje dhe tentative vetevrasje.

Hetuesit pritet te dëgjojne edhe disa dëshmitarë që kanë qenë në zone ne kohen e incidentit. Nderkohe mesohet se fëmijët e njërës prej dy grave ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes në shtëpi.

Madje mediat italiane shkruajne se ndoshta frika se mund t'i hiqej kujdestaria e kater fëmijëve të saj, nga 3 deri në 9 vjeç, qëndron pas tragjedisë që solli vdekjen e 31-vjeçares me origjinë shqiptare.

Bashke me të ishte edhe motra e saj 35-vjeçare, shumë e afërt me viktimën.

Tragjedia vjen vetëm disa ditë pasi ishte caktuar seanca gjyqesore e radhës për kujdestarinë e fëmijëve.

Gruaja ishte ndarë prej disa kohësh nga i shoqi, dhe prej kohësh ishte viktimë e abuzimit.

Burri u dënua gjithashtu me 4 muaj, por u shpall i pafajshëm për një akuzë të dytë. Në orët në vijim do të dëgjohen edhe dëshmitarët që kanë parë skenën e ngjarjes mëngjesin e sotëm dhe kanë tentuar të pengojnë motrën në kryerjen e aktit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion