Dy mjete përplasen keq në aksin Fier-Ballsh, tre të pl'agosur nisen me urgjencë në spital

Aktualitet

Dy mjete përplasen keq në aksin Fier-Ballsh, tre të
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e njohur si “Kthesa e Krapsit”, ku përplasja mes dy automjeteve ka lënë të lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së fortë mes një automjeti tip “Benz” dhe një mjeti tip “Volkswagen”.

Si pasojë e goditjes, të tre të dëmtuarit janë transportuar me shpejtësi drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, ndërsa grupi i ekspertëve të qarkullimit rrugor po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e plota dhe rrethanat e këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion