Dy aksidente në pak minuta në Tiranë, kamioni përplas biçikletën, 36-vjeçarja shtyp fëmijën 8 vjeç

Aktualitet

Dy aksidente në pak minuta në Tiranë, kamioni përplas

Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një fëmijë. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin me inicialet E. K., rreth 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, rasti i dytë ndodhi rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”. Mësohet se mjeti me drejtuese shtetasen me inicialet S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion