Durrësi nën vëzhgim me dronë dhe teknologji inteligjente, 17 persona të arrestuar dhe 1.807 masa në një javë

Aktualitet

Durrësi nën vëzhgim me dronë dhe teknologji inteligjente, 17

Për të parandaluar aksidentet dhe për të administruar më mirë qarkullimin, Policia Rrugore ka forcuar kontrollin në rrugët kryesore të Durrësit, duke angazhuar dronë, pajisje inteligjente dhe pika verifikimi në hyrje dhe dalje të qytetit.

Nga të dhënat e bëra publike nga policia rezulton se në javën e fundit janë arrestuar 17 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa në total janë vendosur 1.807 masa administrative.

Sipas policisë, fokusi kryesor i kontrolleve ka qenë identifikimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që lëvizin nën ndikimin e alkoolit, i konsideruar si një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja.

Njëkohësisht, kontrollet janë përqendruar edhe te parkimet dyshe, që sjellin bllokime dhe vështirësojnë lëvizjen e automjeteve në qytet.

Vetëm për drejtim automjeti në gjendje të dehur, gjatë kësaj jave janë vënë në pranga 10 shtetas.

Gjatë verifikimeve janë vendosur 1.269 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 442 masa për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar, 39 masa për parakalime të gabuara, 35 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 9 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.

ME TE LEXUARAT