Durrës/ Humb jetën foshnja e porsalindur, prindërit denoncojnë mjekët e Maternitetit

Aktualitet

Durrës/ Humb jetën foshnja e porsalindur, prindërit

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në Durrës mesditën e djeshme (e martë). Prindërit kanë bërë kallëzim në komisariatin e Durrësit duke akuzuar mjekët e Maternitetit të Durrësit për neglizhencë.

Shkaqet e vdekjes së foshnjës mbeten të paqarta, pasi nga hetimet paraprake dhe nga dëshmia e prindërve, foshnja ka ndërruar jetë në banesë, pasi ka dalë nga Materniteti.

Burime nga spitali thanë se nëna e re e ka sjellë në jetë fëmijën para 4 ditësh dhe sipas protokollit ka qendruar dy ditë në maternitet. Pasi është larguar në banesë foshnja ka ndërruar jetë.

Po sipas burimeve, oficeret e policisë gjyqësore u kanë kërkuar prindërve të bëjnë autopsinë, por këta të fundit s’kanë pranuar, shkruan Report TV.

Policia e Durrësit nuk ka nisur ende njoftim zyrtar për ngjarjen dhe nuk dihet nëse janë referuar materialet në Prokurori për ngjarjen./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion