Durrës/ Dërgon makinën në servis, mekaniku xhiro nëpër qytet, merr peng dhe pronarin

Një konflikt mes dy qytetarëve dhe një mekaniku automjetesh është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.
Sipas “EuroNeës Albania” një i ri e kishte lënë automjetin për t’u riparuar dhe prej dy ditësh nuk lidhej dot me mekanikun në servis.
Ndërsa kishte mësuar se automjeti i tij, jo vetëm ishte riparuar, por mekaniku shëtisteme të nëpër qytet, i riu sëbashku me të atin shkuan pasditen e kësaj të shtune të sqaroheshin me pronarët e servisit.
Sqarimi mesa duket nuk ka shkuar mirë, pasi sipas burimeve nga vendngjarja, i ati i pronarit të makinës është marrë peng në automjetin e djalit të tij.
Zyrtarisht policia konfirmon ngjarjenm, por nuk referon se kemi të bëjmë me një pengmarrje.
Grupi hetimor dhe policia është në vendngjarje dhe më tepër detaje priten të mësohen në vijim.