“Dumanin e vishja me uniformat e OFL-së”, Erion Alibej zbulon skenaret e vrasjeve: Altin Ndocin do ta hiqnim qafe te varrimi i vëllezërve Haxhia

Aktualitet

“Dumanin e vishja me uniformat e OFL-së”, Erion Alibej zbulon

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka rrëfyer edhe planin për ekzekutimin e Altin Ndocit, i cili ishte future në rreth të kuq dhe kërkonte me patjetër që ta eleminonte pasi ishte një nga atentatorët që vrau vëllain e tij në 2018.

Fillimisht ai është ndalur te atentati ndaj vëllezërve Haxhia në vitin 2020, duke treguar se objektivi ishte Besmir Haxhia dhe Altin Nodoci, e jo Viktor Haxhia.

Por, para se të ndodhte ngjarja, Ndoci kishte zbritur nga automjeti dhe se Nuredin Dumani mendoni se kur kishte qëlluar brenda vijonte të ishte ai dhe Besmiri.

“Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ça më kërkonte ja jepja. Armët ja dhashë bashk me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin. Doli shpejt në TV lajmi që e mora vesh, edhe në lajme që u gjet e braktisur “Tojota”, i thashë Nuredinit pse shenja gjaku në makinë, më tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”. Pastaj u shoqëru “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshijtë, nga “Miri Pojës”, që Nuredini e kishte mik.

Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty, në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci, por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv, ata nuk e kanë ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar se është Altin Ndoci”, tregoi Alibej, ndërkohë që më tej ka treguar se “skenari” tjetër për të “heque” qafe Ndocin ishte varrimi i vëllezërve Haxhia.

 “Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhia, pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit, un isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim. Kam pasur dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së? Më tha po dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ja kam dhënë Nuredinit, jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet, un i mora në Kukës”, dëshmoi ai ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT