Dronët amerikanë “Puma” në Shqipëri/ Ambasada e SHBA-së: Stërvitje e përbashkët që forcon sigurinë

Aktualitet

Dronët amerikanë “Puma” në Shqipëri/ Ambasada e

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar për një stërvitje të përbashkët mes ushtrisë amerikane dhe Forcave të Armatosura shqiptare, e zhvilluar në zonën e stërvitjes në Bizë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

Stërvitja është fokusuar te përdorimi i dronëve “Puma”, që shërbejnë për vëzhgim dhe mbledhje informacioni në terren.

Qëllimi ka qenë rritja e aftësive të ushtrisë shqiptare në monitorim dhe inteligjencë.

Sipas njoftimit, ky bashkëpunim ndihmon në forcimin e gatishmërisë në fushën e mbrojtjes dhe përmirëson kapacitetet për përballimin e situatave të ndryshme.

Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, që synon rritjen e sigurisë dhe mbështetjen e interesave të përbashkëta.

ME TE LEXUARAT