Drejtuesja e AKSHI, Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO e shoqëruar me makinë policie!

Aktualitet

Drejtuesja e AKSHI, Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO e

Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në GJKKO me makinë policie. Zyrtarja e lartë ka mbërritur më makinë policie, pasi ndaj saj është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.

I shoqëruar me avokatin e saj, ajo ka kyçur gojën para gazetarëve, ndërsa avokati tha se “nuk kemi asnjë koment në këto momente”.

Gazetarët e pyetën në lidhje me rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçes, por Karçanaj nuk dha asnjë prononcim.

E shoqëruar me polici u paraqit edhe zv drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi. Edhe ajo nuk pranoi te flasë për media.

Kujtojmë qe te martën (16 dhjetor) SPAK dhe BKH goditen një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës.

Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, përfshi drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin, një personazh kontrovers i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i struktuaruar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan operacionit të policisë dhe masat e tyre të arrestit me burg mbeten të paekzekutuara.

“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve,” thuhet në njoftimin e SPAK.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion