Drejtori i qendrës në Manëz flet për vdekjen e kosovarëve: Nuk ka pasur neglizhencë në mjekim

Aktualitet

Drejtori i qendrës në Manëz flet për vdekjen e

Një ditë pas publikimit të lajmit tragjik, për vdekjen e tre pjestarëve të familjes Haliti nga Gjilani, ka ardhur reagimi i drejtorit të qendrës shëndetësore të Manzës. Më herët dy mjekët e kësaj qendre u proceduan penalisht në gjendje të lirë për mjekim të pakujdesshëm, por drejtori, Anesti Kamberi e hodhi poshtë këtë akuzë.

"Janë ndjekur të gjitha protokollet, dhe nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga mjekët" tha ai.

Kujtojmë se 3 viktimat vdiqën njëri pas tjetrit në një hark kohor prej 24 orësh, konkretisht, me datë 6-7 dhe 8 maj. Dyshohet se ata u helmuan nga kërpudhat që kishin mbledhur në pyll.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion