Drama e 87-vjeçarit të verbër në Përrenjas/ Shteti e le pa shtëpi dhe pa kemp

Aktualitet

Drama e 87-vjeçarit të verbër në Përrenjas/ Shteti e

Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 87 vjeç, i verbër që prej vitit 2008.

Pas një periudhe në Durrës, ku tentoi të ndërtonte jetën, ai u përball me humbje të rënda familjare: fillimisht bashkëshorten dhe në vitin 2024 edhe vëllain, i cili ishte kujdestari i tij.

Dokumentet e KEMP-it dhe pasaportizimi i kanë mbetur në Durrës, ndërsa përpjekja, për t’i rinovuar një vit më parë, dështoi për shkak të mospërputhjes së ekzaminimeve të kryera në Përrenjas me vendbanimin e regjistruar në Durrës.

Për të përfituar pagesën e KEMP-it, Dylaveri duhet të ndryshojë vendbanimin, por kjo është bërë e pamundur, pasi nuk ka një banesë në emrin e tij.

Aktualisht jeton në shtëpinë e nipit, pa certifikatë pronësie, ndërsa përkujdesja e përditshme i ofrohet nga një komshi. I moshuari shprehet i dëshpëruar, pasi pensioni i pleqërisë nuk mbulon nevojat për medikamente dhe shërbime shëndetësore.

Pas një takimi në Njësinë Administrative Qukës, administratori Oltion Bajrami dhe punonjësit e gjendjes civile, u angazhuan për ngritjen e një grupi verifikimi, me qëllim konfirmimin e banimit të tij në këtë njësi, ndryshimin e vendbanimit dhe më pas tërheqjen e dosjes së KEMP-it.

/Emisioni STOP

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion