Drafti për Asociacionin, tensione në deklaratën mes Ramës dhe Vuçiç, presidenti serb mbyll parakohe konferencën

Nuk ka shkuar ashtu sic duhej konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ky i fundit mbylli parakohe konferencën teksa shkak u bënë deklaratat për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Vuçiç tha se atyre që iu është propozuar drafti nuk janë kumbarë dhe se Serbia i zgjedh vetë kumbarët. Rama i ktheu përgjigje duke i thënë se Macron dhe Scholz janë kumbarë të planit franko – gjerman.
“Ata të cilëve u është paraqitur drafti nuk janë kumbarë”, tha Vuçiç. Ndërkohë kryeministriRama e ka ndërprerë Presidentin Vuçiç në këtë moment duke i thënë: Ata janë kumbarë të planit franko-gjerman jo të statutit.
Pas kësaj Vuçiç ka hequr kufjet dhe ka mbyllur konferencën teksa gazetarët ishin në pritje për të bërë pyetje.


