“Dosja s’ka një çështje konkrete korrupsioni”, Rama flet për BIRN: Erion Veliaj do të qëndrojë në detyrë

Aktualitet

“Dosja s’ka një çështje konkrete

Në një reagim për rrjetin e gazetarëve BIRN, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, duke deklaruar se Erion Veliaj do të qëndrojë në detyrë.

Rama e cilëson ndalimin e tij në shkelje të standardeve demokratike dhe se dosja hetimore ngjan me një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Rama tha se në dosjen e Veliajt nuk ka një çështje konkrete korrupsionit. Kreu i qeverisë shton se e djeshmja do t’i shërbejë PS-së për të ndryshuar qëndrimin 5-vjeçar të mos bërjes së komenteve për çështje specifike të drejtësisë.

“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta. Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike. Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar”, ka deklaruar Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion