Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK!

Aktualitet

Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK!

Biznesmeni, Shkëlqim Fusha është paraqitur në SPAK mesditën e sotme. Në pamje shihet momenti teksa sipërmarrësi futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që Shkëlqim Fusha është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni njihet si përfitues i tenderave nga Bashkia e Tiranës.

Gjithashtu nën hetim janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion