“Donte drejtësi, jo hakmarrje”, vrasja e babait të Roan Brahimit, gazetarja: Do mblidhte nipërit për…

Aktualitet

“Donte drejtësi, jo hakmarrje”, vrasja e babait të Roan

Vrasja e babait të Roan Brahimit mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë është ende pa autor.

Gazetarja Dorjana Bezat tha në ‘Top Story’ se Gjovalin Prendi kishte shprehur se nuk donte hakmarrje për djalin e tij, por do ia linte në dorë drejtësisë.

“Babai i Roan Brahimit lëvizte si njeri i lirë. I vetmi në këtë familje që predikonte që t’ja linin në drejtësi.

Kishte organizuar një darkë ku do mblidhte nipat për tjua thënë për hakun e të birit. T’ja linin shtetit por nuk ndodhi kjo sepse në lokal ai ka qenë së bashku me disa klientë të rastësishëm.

Jetonte si një njeri i lirë, pavarësisht se ishte me shpinë dhe krejt i pambrojtur, u zbrazën plumbat.

E shoqja ka tentuar për ta ndihmuar por nuk ka mundur. Familjarët pretendojnë se reagimi i policisë ka qenë shumë i ngadaltë.

Kjo është e metë e policisë se sot shqetësimi është se kemi armët e zjarrit në duart e personave që treguan se nuk kanë ndrojtje për t’i përdorur”-tha gazetarja Bezat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion