"Donim trupin për ta qarë...", xhaxhai Arjan Salës: Drejtësia të zbardhë vdekjen e heroit

Aktualitet

"Donim trupin për ta qarë...", xhaxhai  Arjan Salës:

Te afermit e heroit Arjan Sala i cili gjeti vdekjen nga zjarri ne magazinen e Casa Italia kane kerkuar drejtesi dhe zbardhjen e ngjarjes.

Xhaxhai i Arjan Salajt, i cili tashmë është shpallur 'Dëshmor i Atdheut', për Report Tv ka falënderuar Kryeministrin Rama, Presidentin Meta, kreun e PD Basha dhe kryebashkiakun Veliaj si dhe të gjitha mediat që i janë gjendur pranë familjes në këto momente të vështira.

Në një prononcim ai tha se familja është shumë e lehtësuar që u sigurua trupi i 32-vjeçarit që ai të ketë një vend ku të prehet.

"Donim trupin për ta qarë...", xhaxhai  Arjan Salës:

"I lëmë disa gjëra që t'i marrë drejtësia në dorë. Ne Arjanin e kemi gjetur ashtu siç deshëm që ai të paktën të ketë një vend ku të prehet i qetë.

Faleminderit ju mediave, i falënderojmë të gjithë. Se i kujt është faji le ta gjejë drejtësia", tha ai.

ME TE LEXUARAT