Dokumenti/ Si funksiononte grupi kriminal që u godit nga operacioni “Ura”, 3 nënstrukturat dhe roli i kriptomonedhave!
Dosja italiane e hetimeve që çuan në operacionin e përbashkët “Ura”, përmes së cilës u lëshuan 52 masa sigurie për shtetas shqiptarë dhe italianë, hedh dritë mbi strukturën dhe mënyrën e funksionimit të grupit kriminal.
Sipas autoriteteve italiane, bëhet fjalë për një organizim të mirëfilltë kriminal me tre nënstrukturime të ndara, të cilat mbulonin veprimtari në Amerikën Latine, Shqipëri dhe disa vende të Europës.
Secila prej këtyre nënndarjeve kishte një rol specifik në rrjetin e trafikut dhe pastrimit të parave. Një pjesë merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, një tjetër me logjistikën dhe shpërndarjen në Europë, ndërsa një tjetër degë kishte për detyrë transferimin dhe pastrimin e të ardhurave kriminale.
Në dosje theksohet se disa nga të dyshuarit janë të përfshirë në transfertat financiare përmes bankave, rrugëve informale dhe kriptomonedhave. Madje një drejtues kompanie, që dyshohet se ka luajtur rol kyç në konvertimin e parave të pista në kriptovaluta, është mes të arrestuarve.
Operacioni “Ura” u zhvillua në bashkëpunim mes SPAK, autoriteteve italiane, Eurojust dhe Policisë Shqiptare, dhe ka përfshirë kontrolle në Shqipëri, Itali e më gjerë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e lidhjeve të tjera të grupit dhe pasurive të vëna përmes aktivitetit të paligjshëm.
14 nga shtetasit shqiptarë për të cilët është urdhëruar “Arrest me burg” janë:
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili
Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ervis Doçi
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj.