Xhaçka jep lajmin e mirë: Greqia hap dy pika kufitare me Shqipërinë

Aktualitet

Xhaçka jep lajmin e mirë: Greqia hap dy pika kufitare me

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shprehet se pika doganore e Tre Urave që lidh Shqipërinë me Greqinë do të hapet në datë 13 Korrik, por e limituar në orar nga 08:00 deri në ora 20:00. Ndërkohë që pika doganore e Qafë Botës që është në funksion 24 orë nga nesër do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve.

“Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit  do të mund lëvizin drejt Greqisë. Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Pika doganore e Qafë Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.  Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe  autobusëve.

KUJDES! Përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ (kliko këtu)” mbyllet postimi i ministres.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion