“Do të të v'ras nëse ndahesh”, zbardhen denoncimet që paralajmëruan krimin në familjen Plaka

Aktualitet

“Do të të v'ras nëse ndahesh”, zbardhen

Masakra e ndodhur në korrik 2026 në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Nertil alias Refit Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plaka dhe ish-vjehrrën Belere Plaka, konsiderohet si një ngjarje e paralajmëruar. Sipas të dhënave, nëse do të kishte pasur më shumë vigjilencë nga Komisariati i Roskovecit, tragjedia me tre viktima mund të ishte shmangur.

Pas krimit, vetë autori, Refit Buzi, i rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA-s, i dha fund jetës.

Sipas informacioneve të gazetarit Elton Qyno, përpara ngjarjes së rëndë, policia e Fierit dhe ajo e Tiranës kishin marrë dy kallëzime nga ish e fejuara e tij, Rosalinda Plaka. Ajo kishte paralajmëruar për kërcënime të vazhdueshme ndaj jetës së saj nga Buzi.

Në denoncimet e saj, ajo theksonte se ai e kërcënonte me fjalë si: “do të vras nëse ndahesh prej meje” dhe “nuk do të kesh asnjë ditë të qetë nëse të shoh me dikë tjetër”. Gjithashtu, ai kishte tentuar ta detyronte me forcë të shkonte në hotel dhe kishte kërcënuar edhe familjarët e saj.

Pas një denoncimi në Tiranë në nëntor 2025, Buzi u arrestua dhe u la në masën “arrest me burg” për “kanosje” dhe “përndjekje”. Edhe pse kërkoi një masë më të butë, Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin fillestar.

Megjithatë, më vonë ai është liruar, ndonëse rrethanat mbeten të paqarta. Dyshohet se masa e sigurisë mund të jetë ndryshuar nga gjykata.

Dosja hetimore tregon se më 17 nëntor 2025, policia ndërhyri pas një njoftimi për kërcënim me armë ndaj Rosalindës në Tiranë. Buzi u arrestua dhe deklaroi se arma ishte lodër, ndërsa në vendngjarje u gjet një objekt plastik që ngjante me armë.

Sipas dëshmive, ai e përndiqte vazhdimisht, e kërcënonte dhe e shantazhonte me publikimin e materialeve intime, duke i krijuar gjendje të fortë ankthi dhe pasigurie. Ai kishte hapur edhe llogari false për ta kërcënuar dhe kishte ushtruar presion fizik ndaj saj.

Pavarësisht këtyre indicieve dhe vlerësimit të prokurorisë për rrezikshmëri të lartë shoqërore, Buzi arriti të lirohej. Kjo solli më pas ngjarjen tragjike, ku ai vrau dy prindërit e ish të fejuarës, e mori atë peng dhe në fund vrau veten.

ME TE LEXUARAT