Ç'do të ndodhë me qytetarët pas pezullimit të shërbimeve nga administrata? Bojkot pa afat në Gjykatën e Tiranës

Aktualitet

Ç'do të ndodhë me qytetarët pas pezullimit të
Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës nis bojkotin, administrata dhe sekretarët gjyqësorë bllokojnë shërbimet, kërkojnë sqarim për mos kalimin e pagave.

“Çfarë bëhet me ne?!”, janë shprehur ata.

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se dera e Thesarit të Shtetit ku kanë mbetur të bllokuara pagat e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të hapet me forcë.

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Toni Gogu që premtoi se çështja e pagave të magjistratëve do të zgjidhet me nisjen e këtij sesioni parlamentar.

Konflikti mes magjistratëve dhe qeverisjes qendrore nisi pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk zbatoi brenda afatit një vendim të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit deri më 31 korrik duhej të miratohej formula e re e pagave të tyre. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP thanë se ishin të detyruara të zbatonin vetë vendimin e Kushtetueses dhe përcaktuan pagën referuese.

Zhbllokimin e pagave e kanë kërkuar përveç KLGJ-së dhe KLP-së, edhe shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe Gjykata e Lartë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion