“Më jep pak kohë…”, i zhvati mbi 200 mijë euro, si e zbuloi i riu mashtrimin e biznesmenit Lorin Xhelilaj

Aktualitet

“Më jep pak kohë…”, i zhvati mbi 200 mijë

Detaje të reja zbardhen pas arrestimit të bankier mashtrues, Lorin Xhelilaj. Ky i fundit është arrestuar pasi përmes mashtrimit ka arritur që t’i marrë shtetasit D.B një shumë prej 215 mijë eurosh.

D. B ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë.

Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe aksionet në Turqi, por 38-vjeçari është justifikuar duke i thënë “më jep dhe pak kohë, do i bëjmë së shpejti”.

Në javët e fundit D.B ka nisur të dyshojë se mund të jetë mashtrim dhe i ka kërkuar Xhelilajt kthimin e parave mbrapsht, ndërsa ky i fundit i ka thënë do ia kthente sepse pasaportën dhe aksionet nuk po i bënte dot.

Megjithatë, për momentin paratë nuk i kishte, pasi sipas tij i kishte investuar dhe do ia jepte D.B në një moment të dytë.

Në kushte të tilla, D. B i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin.

Krimi Ekonomik, pas hetimit organizoi operacionin dhe Lorin Xhelilajt iu gjetën vetëm gjysma e parave që kishte marrë nga D.B.

“Do të bëj aksioner në një kompani turke”, si biznesmeni Lorin Xhelilaj i zhvati 200 mijë euro të riut

“Më jep pak kohë…”, i zhvati mbi 200 mijë

Dalin detaje të reja nga arrestimi i Lorin Xhelilajt, i cili u arrestuar ditën e sotme.

Xhelilaj akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 215 eurosh nga një 26-vjeçar.

Krimi Ekonomik i Tiranës ka arritur që të zbardhë të plotë rastin e mashtrimit.

Xhelilaj,  i cili punonte në një bankë të nivelit të dytë, kishte arritur që përmes mashtrimit t’i zhvasë 215.000 euro një 26-vjeçari i identifikuar si D.B.

Xhelilaj i kishte premtuar D.B se në këmbim të shumës së madhe të parave do t’i siguronte atij nxjerrjen e një pasaporte bullgare dhe investimin në një kompani private si aksioner me seli në Turqi.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjend një shumë lekësh prej 108600 Euro.

I riu akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentash si dhe pastrim i produktes së veprës penale.

“Do të bëj aksioner në një kompani turke”, i zhvati të riut 215 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari

“Më jep pak kohë…”, i zhvati mbi 200 mijë

Mashtroi të riun se do ta bënte aksioner në kompani turke dhe i zhvati mbi 215 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili përmes mashtrimit ka përvetësuar 215 000 euro.

Siç bëjnë me dije blutë eTiranës në pranga ka rënë shtetasi L. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë.

38-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë Finalizohet nga Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Transporter”. Përvetësoi 215 000 euro, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale 108 600 euro.

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në baahkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter’.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit L. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT