“Do një burrë mafioz”/ Jori përplaset me Kristin në studio, ndërhyn Beniada

Aktualitet

“Do një burrë mafioz”/ Jori përplaset me Kristin

Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” në Top Channel, Krist Aliaj tha për Jori Dellin se “do një burrë mafioz”.

Modelja e njohur e kundërshtoi duke thënë se “Kristi foli budallallëqe”. Ish-banorja e “Big Brother VIP” shtoi se “do një çun të mirë”.

Por sipas Kristit, nuk ka çuna të mirë. Këtu ndërhyn Dea Mishel, e cila thotë se “ai ka 3 ditë që u ka vrarë shpresat në jetë për të gjetur një djalë të mirë”.

Beniada i këshilloi që të fliste për veten dhe jo për shoqen e saj. Madje ajo tregoi edhe një moment kur që të tre kanë qenë në një event të përbashkët.

Pjesë nga biseda:

Beniada: Po ti që je beqar, pse nuk kërkon një të dashur?

Kristi: Femra ideale për mua nuk ekziston

Beniada: Fol për veten tënde, pse flet për Jorin. Ishim në një event bashkë dhe Kristi nuk iu ndante Jorit. Kudo që shkonte Jori, ai nga pas dhe vendoste kokën te shpatulla e Jorit, duke e parë si një bebe.

Kujtojmë se tre ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë mjaft miq tani që reality show ka përfunduar. Ata herë pas here postojnë në rrjetet sociale foto apo video ku janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

ME TE LEXUARAT