Do ketë lehtësim të masave anticovid? Brataj ndan informacionin me shumë rëndësi për qytetarët

Aktualitet

Do ketë lehtësim të masave anticovid? Brataj ndan informacionin

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj tërheq vëmendjen e qytetarëve për respektim të masave pasi çdo ditë ka persona që infektohen edhe në shifra të reduktuara.Për Bratajn ky sezon turistik do të jetë më i qetë në raport me pandeminë.

Përgjatë bregdetit dhe zonave të tjera turistike të vendit pritet të hapet shërbimi i urgjencës në 28 qendra shëndetësore ku do të kryhen dhe testime të shpejta për pushuesit që kanë simptomat e Covid. Përfaqësuesi i Komitetit Teknik është i rezervuar në lidhje me diskutimet mes ekspertëve për lehtësimin e mundshëm të masave anti-covid.

Sipas Bratajt duhet të presim edhe efektet pas grumbullimeve për festën e Bajramit si edhe për një qëndrueshmëri të situatës në spitale.Brataj shprehet i bindur se këtë periudhë nuk do të kemi valë agresive të koronavirusit që kaluam në muajt nëntor dhe shkurt.Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, situata do të jetë edhe më e qetë, nëse para verës arrijmë shifrën e 1 milion të vaksinuarve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion