Do ekzekutonte të ‘fortin’ e Vlorës dhe shokun e tij për hakmarrje, SPAK çon për gjykim Amarildo Nikollin!

Aktualitet
Do ekzekutonte të ‘fortin’ e Vlorës dhe shokun e tij

Kalon për gjykim dosja penale ndaj Amarildo Nikolli Xhanej i cili akuzohet se në bashkëpunimin me Leonard Luzin, Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno po planifikonin vrasjen e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla në qytetin e Vlorës. Hetimet e SPAK por edhe dëshmia e Amarildo Nikollit zbuloi se krimi do të kryhej për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

Për këtë qëllim, Leonard Luzi i cili i ekstradua në fillim të nëntorit nga Spanja, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, ku Amarildo  Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe të pandehurit Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit.

Koroveshi, dhe Erio Zejno, kanë dërguar armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, e kanë ndihmuar në terren për gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin, në largimin nga vendi i ngjarjes (pas kryerjes së vrasjes).

Vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, nuk u bë e mundur, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj Amarildo Nikolli,  i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një pistoletë e markës Pietro Beretta,  me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes. Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i  Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të Leonard Luzi.

Pas arrestimit Amarildo Nikolli vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë duke përfituar statusin e te penduarit. Amarildo Nikolli nga Shkodra, së fundmi u bë personazh me historinë e dy motrave, që iu vendos tritol në Elbasan, ku për pasojë humbi jetën një i pafajshëm që ndodhej në banesën e tij. Një nga motrat Nikolli kishte lidhje me Xhanejn, ndërsa tjetra me Nuredin Dumani, për eksplozivin akuzuan këtë të fundit, me pretendimin se donte të hakmerrej me të burgosurin Xhanej.

ME TE LEXUARAT