Djemtë e tij rrahën një person, e shkuara kriminale e biznesmenit të ekzekutuar në Laç

Djemtë e biznesmenit Rakip Roli i ekzekutuar sot në Laç, janë emra të njohur për drejtësinë. Emiljan, Sokol dhe Isuf Roli të maskuar kanë rrahur brutalisht një person në Sanxhak.
Rakip Roli, i njohur ndryshe dhe me identitetin Pilot Rroli, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sanxhakut në Laç. 55 vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda në makinë.
Pasi është qëlluar makina ka lëvizur disa metra nga vendi ku është qëlluar duke goditur nga pas një makinë tjetër tip ‘Audi’ e më pas përfundoi në kanal. Biznesmeni është qëlluar nga krahu i pasagjerit me breshëri duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Raportohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ende të paidentifikuar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Në ndihmë të policisë janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së ndërsa mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ende të paidentifikuar. Roli dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit, dhe kanë disa biznese.


