Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig rrëmbëjne biznesmenin

Aktualitet

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig

Një pengmarrje si nëpër filma ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku në zonën e ish-Parkut të Autobusave, u mor peng biznesmeni 32-vjeçar, Florjan Sula, i përfshirë në aktivitetin e “Call Center”-ave.

Shkak për pengmarrjen është bërë një borxh prej 30 mijë eurosh mes të rinjve dhe Sulës, të cilët më pas bashkë me Hysen Nezën e morën peng dhe i kërkuan 2 milionë euro.

Pasi Sula nuk iu gjeti dot 2 milionë euro ata e liruan për ti sjellë 500 mijë euro. I riu shkoi në Polici dhe më pas u bë arrestimi i tyre.

Por kush janë të rinjtë?

ZËRI ka mësuar se Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania.

Ndërkohë që Policia po i shqyrton të gjitha pistat e fshehura pas pengmarrjes./faxweb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion