Dita e vendimit për katërshen e UÇK-së/ Lirim apo dënim për ish-udhëheqësit në Speciale?

Kosovë&Rajon

Dita e vendimit për katërshen e UÇK-së/ Lirim apo
Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, me seli në Hagë, pritet që sot të shpallin vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 10:00 sipas kohës së Hagës, ndërsa transmetimi nga salla e gjyqit do të jetë dhjetë minuta me vonesë. Sipas njoftimit zyrtar, seanca pritet të zgjasë rreth dy orë.

Shpallja e aktgjykimit vjen pas një procesi gjyqësor që zgjati afërsisht gjashtë vjet. Katër ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë ata i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Në fund, Prokuroria në pretencën e saj kërkoi që ish-krerët e UÇK-së të shpallen fajtorë në të gjitha pikat e aktakuzës dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së i ka hedhur poshtë ato, duke i cilësuar të pabaza.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion