Dita e sotme do të ketë më shumë diell, temperaturat shkojnë deri në...

Aktualitet

Dita e sotme do të ketë më shumë diell, temperaturat

Evropa Juglindore vijon të jetë në ndikimin e Anticiklonit duke sjellë rryma ajri të ngrohta nga Mesdheu duke mbajtur një regjim klimatik të butë në territorin e Shqipërisë në fillimin  e javës.

E Diel, data 19 Shkurt 2023

Moti do të jetë me  kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite do të kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura në zonën veriperëndimore.

Era do të jetë e lehtë Jug-Perëndim  me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       0/17°C
Zona e ulët         -1/20°C
Zona bregdetare 9/18°C

Kosova, e Diel data 19 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe prani të mjegullës , kthjellime të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2 C° në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje  13°C – 16°C .

E Hënë, data 20 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe prani të mjegullës në mëngjes përgjatë bregdeti, më tepër kthjellime në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.

 Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     1/17°C
Zona e ulët         2/21°C
Zona bregdetare 9/18°C

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion