Digjet natën lokali në Korcë

Aktualitet

Digjet natën lokali në Korcë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Sotir Gura”.  

Sipas të dhënave ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.

Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse. 

Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksion të lokalit.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion