Digjet makina luksoze e Françeska Jaçes, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Makina luksoze tip “Range Rover” e vajzës së njohur të Showbizit shqiptar, Fraçeska Jaçe, i është vënë flaka mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale në “Ranga Rover-in” e përfshirë nga flakët.
Deri më tani po hetohet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

