DIGJET LAZARATI! / Flakët marrin përmasa të mëdha, ndërhyjnë 3 grupe zjarrfikëse

Aktualitet

DIGJET LAZARATI! / Flakët marrin përmasa të mëdha,

Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në fushën e Lazaratit, në Gjirokastër. Njoftimi për flakët është marrë në orën 20:36, pas telefonatës së një qytetari.

Menjëherë pas sinjalizimit, grupi i shërbimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër është nisur drejt vendngjarjes.

Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri kishte marrë përmasa dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan 3 grupe zjarrfikëse, të cilat ndërhynë në kohë për izolimin e vatrës.

Falë operacionit të shpejtë, zjarri u izolua dhe u vu nën kontroll, ndërsa u shua plotësisht në orën 21:50.

Nga zjarri nuk janë raportuar dëme materiale. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion