Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës në Krujë, në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël

Aktualitet

Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës

Një makinë tip "Volkswagen" është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Krujë, teksa ka qenë e parkuar në pronësi të shtetasit S.H.

Burime bëjnë me dije se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikës me 14 korrik të vitit 2018.

Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë tek motra e tij dhe ka marrë flakë.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash

‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip "Volksëagen", në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’- njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion