Dibër/ Arrestohen 4 persona, dyshohet se kultivuan bimë narkotike

Aktualitet

Dibër/ Arrestohen 4 persona, dyshohet se kultivuan bimë narkotike

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 4 persona, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorët  të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi.

Policia njofton se personat e arrestuar janë Bujar Tanushi, 35 vjeç; Edmond Tanushi, 37 vjeç; Rrahman Tanushi, 27 vjeç; Fitim Tanushi, 23 vjeç; të gjithë banues në fshatin Zall Reç, Dibër.

“Bazuar në informacionet e  marra  në rrugë operative se në bregun e lumit Drini i Zi,  në fshatin Draj Reç, disa shtetas kishin kultivuar  bimë narkotike, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër dhe Komisariati i Policisë Dibër,  ushtruan kontroll të imtësishëm të zonës me dronë dhe nga efektivët në këmbë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë  konstatuan  një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku falë veprimeve të shpejta u bë kapja  dhe  ndalimi i shtetasve. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal”, shkruan Policia.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion