Dhunoi të miturën me send të fortë, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Aktualitet

Dhunoi të miturën me send të fortë, arrestohet

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme "Shqiponja", arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin S. Sh, banues në Mamurras, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Toyota, u gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis Sativa, një aparat celular dhe një grirëse metalike. Po ashtu, u sekuestrua edhe automjeti i përdorur nga 24-vjeçari.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan shtetasin M. A., 37 vjeç, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë. Fatmirësisht, vajza është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet përkatëse u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT