Dhunoi në tetor babë e bir të familjes Caca në Fushë-Krujë, arrestohet Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Aktualitet

Dhunoi në tetor babë e bir të familjes Caca në

Policia ka arrestuar Ariel Rrajan, nipin e ish-deputetit Rrahman Rraja, pasi Gjykata e Tiranës i kishte vënë masën e ‘Arrestit në burg’.
Ariel Rraja, 24 vjeç ishte protagonist i një sherri në tetor 2024, në zonën e Niklës në Fushë-Krujë, teksa dhunoi djalin e familjes Caca, për një kanal uji. Në sherr u përfshi edhe babai i të riut Kujtim Caca, si dhe i ati i Arielit, Flamur Rraja vëllai i ish-deputetit socialist.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.   

Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.'
Kujtojmë se Flamur Rraja rezulton në kërkim edhe për dhunën barbare që fisi Rraja ushtroi ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja, për guroren në Fushë-Krujë.

Flamur Rraja ishte protagonisti kryesor i dhunës ndaj dy kushërinjve, ku madje në videot e bëra publike atë kohë, ai shfaqej me pistoletë në dorë. Flamur Rraja qëllonte me grushte Bilbil Majën të shtrirë në tokë dhe me dorën tjetër mbante pistoletën mbi kokën e tij.

ME TE LEXUARAT