Dhunoi me sende të forta kunatën, arrestohet 70-vjeçari në Lushnjë

Aktualitet

Dhunoi me sende të forta kunatën, arrestohet 70-vjeçari në

LUSHNJË
Policia e Lushnjës ka vendosur në pranga një 70-vjeçar. I moshuari M. H., dyshohet se ka dhunuar fizikisht me sende të forta, për motive të dobëta, kunatën e tij, 62-vjeçaren J. H.

Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet zgjedhore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Postimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnjë, pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të dobëta, me sende të forta, kunatën e tij, shtetasen J. H., 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion