Dhunoi fizikisht mbesën e tij, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër

Aktualitet

Dhunoi fizikisht mbesën e tij, arrestohet 34-vjeçari në

Një person është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale E. L., 34 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ende nuk dihen rrethanat pse ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij, por policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje", njoftoi policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion