Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

Një shtetas ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. K.M., 48 vjeç, banues në Vlorë u kap në flagrancë nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Gjithashtu, një shtetas tjetër u arrestua nga specialistët e qarkullimit rrugor në Vlorë. Shtetasi A.F., 33 vjeç ditën e djeshme po drejtonte automjetin, pa leje drejtimi dhe u aksidentua me një automjet tjetër të drejtuar nga shtetasi D.D., 33 vjeç, i cili mbeti i dëmtuar se bashku me pasagjeren në mjetin e tij, shtetasen E.K.

Të dy janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion