Dhunohet në Yzberisht një polic burgjesh, përfundon tek Trauma
Lajmifundit
/
28 Shtator 2024, 10:17
Aktualitet

Një efektiv i burgjeve mësohet se është dhunuar në Yzberisht. Raporohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Polici i dhunuar me iniciale A.L. është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës në kryeqytet, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Mësohet se autorët i kanë marrë efektivit të burgjeve armën e shërbimit dhe janë larguar.
Ende nuk dihen autorët dhe shkaku i ngjarjes së rëndë.


