Dhunohej nga bashkëjetuesi, e mitura në polici: Më ka rrahur dhe gjatë shtatzënisë

Aktualitet

Dhunohej nga bashkëjetuesi, e mitura në polici: Më ka rrahur dhe

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një 20 vjeçar me banim në Roskovec pasi ndaj tij ka një padi nga bashkejtuesja 16 vjeçare me inicialet V.T, e cila sipas policisë lokale pretendon se është dhunuar sistematikisht prej muajsh nga 20 vjeçari M.Ç, madje edhe gjatë muajve të shtatzënisë


16 vjeçarja V.T ka bërë me dije para oficerit të policisë së komisariatit Pogradec se para një viti është larguar nga banesa e saj për të bashkëjetuar me 20 vjeçarin në Roskovec të Fierit, pa dijeninë e prindërve.

Sipas saj, bashkëjetuesi e ka mbajtur me forcë brenda ambienteve të shtëpisë duke mos e lejuar të dalë jashtë banesës për asnjë moment, madje ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

16 vjeçarja u ka bërë me dije oficerëve të policisë se para një jave është larguar nga banesa e bashkëjetuesit tek prindërit e saj. Pasi ka ardhur në banesë, adoleshentja i ka bërë me dije nëpërmjet telefonit bashkëjetuesit të saj se do të abortojë fëmijën.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Kuman, Fier, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.


Materialet proceduriale i kaluan Prokurosisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT