“Dhuna në komisariatin nr.3, e financuar nga qeveria”/ Arben Kola: Ne vijojmë protestën paqësore deri në rrëzimin…

Një nga organizatorët e protestës, Arben Kola, deklaroi për mediat se protestat do të vijojnë në mënyrë paqësore deri në arritjen e objektivit të tyre politik, ndërsa akuzoi qeverinë për nxitje të dhunës gjatë tubimeve.
Sipas Kolës, organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të mbetet paqësore, pavarësisht incidenteve të regjistruara dje në komisartiatin nr.3.
Kola pretendoi gjithashtu se personat që ushtruan dhunë gjatë protestës ishin të financuar nga qeveria ose grupe pranë saj.
“Një ditë paradite, edhe dje edhe sot, deklarojmë se protesta deri në fund do të jetë paqësore pavarësisht se oligarkët dhe qeveria nxiin njerëz për të parë dhunë.
E deklaruam edhe dje në mikrofon që protesta mbaroi aty dhe kush do të shkojë në shtëpi kush do të qendrojë. Ata që mbaroi aty dhe kush do të shkojë në shtëpi kush do të qendrojë. Ata që bënë dhunë janë persona të financuar nga qeveria”, tha ai


